Një ngjarje e rëndë a ndodhur në një universitet në Australi ku si pasojë e një sulmi me thikë janë plagosur tre persona.
Sipas mediave të huaja thuhet se dy persona raportohet se janë goditur me thikë dhe një tjetër është sulmuar në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra.
Një person është në paraburgim, ndërsa dy janë dërguar në spital me plagë me thikë dhe një i tretë dyshohet se është sulmuar. Një nga viktimat besohet të jetë një grua rreth të 20-tave.
“Ka pasur një incident në kampus. Policia është në vendngjarje dhe ka situatën nën kontroll, me një person në paraburgim”, tha universiteti në Tëitter. Policia tha se nuk po kërkon askënd tjetër në lidhje me ngjarjen.
Studentët morën një mesazh përmes aplikacionit të sigurisë së universitetit në momentin e sulmit. Policia është në vendngjarje dhe një person është në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim./abcnews.al