Të paktën 5 anëtarë të një ekipi grek të kërkim shpëtimi dhe 2 anëtarë të një familje libiane, humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Libi.
Vullnetarët grekë ishin duke udhëtuar me një autobus drejt qytetit të shkatërruar nga përmbytjet të Dernës, kur u përplasën me makinën ku udhëtonte makina me familjen libiane.
Video | A bus transporting #Greek Rescue Team has an accident on Marawa road on its way to the #flood-effected #Derna city, killing 7 people & wounding 6.
The #Libya Update pic.twitter.com/Pcvqm4fnld
— The Libya Update (@TheLibyaUpdate) September 17, 2023
Sipas autoriteteve libiane, 10 persona të tjerë mbetën të lënduar në këtë aksident të rëndë, teksa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ministri i Shëndetësisë, Othman Abdeljalil shpjegoi në një konferencë për shtyp se makina ku udhëtonte ekipi grek i shpëtimit ishte nisur nga qyteti i Benghazit, kur gjithçka ndodhi.
Dhjetëra ekipe shpëtimit kanë mbërritur në Libi në ditët e fundit për të ndihmuar për përballimin e situatës nga përmbytjes, ku sipas OKB, vetëm në Derna raportohen mbi 11 300 viktima.
/abcnews.al