Një pjesëtar i forcave të sigurisë iraniane u vra në një incident me të shtëna mbrëmë, në përvjetorin e vdekjes së Mahsa Amin, njoftuan sot media shtetërore.
Dy persona në një motoçikletë hapën zjarr ndaj anëtarëve të Basiji, milicia e lidhur me Gardën Revolucionare, të cilët ishin në një shesh në qytetin Nourabad (në jug), tha një zyrtar i provincës Fars për Irna news.
Pjesëtari i shërbimit të sigurisë ka mbetur i vrarë ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, sipas të njëjtit burim.
Autorët u larguan, raportoi Irna, pa dhënë detaje për motivet e tyre.
Incidenti ndodhi ndërsa forcat e sigurisë u vendosën dje për përvjetorin e vdekjes së Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare, e cila ndërroi jetë ndërsa ishte në paraburgim për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Iranit.