Tre persona janë proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia në Malësinë e Madhe pasi akuzohen për nxjerrje dhe marrje inertesh ilegalisht nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.
Sipas policisë në kuadër të kësaj ka nisur procedimi penal për shtetasit 56, 37 dhe 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me kamion, inerte që i kishin marrë në mënyrë të kundërligjshme, nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, për qëllime fitimprurëse.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al