Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja

schedule10:10 - 16 Shtator, 2023

schedule 10:10 - 16 Shtator, 2023

Një 37 vjeçare është proceduar penalisht nga polkicia e Tiranës pasi akuzohet se shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe ka kanosur me fjalë punonjësen sociale.

Sipas policisë në kuadër të parandalimit të rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë është bërë i mundur evidentimi i këtij rasti.

Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./abcnews.al