Laçi luan në shtëpi përballë Teutës, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit kanë vetëm 1 pikë, aq sa edhe Teuta, por kjo e fundit me një ndeshje më pak.
Dy trajnerët, si Bejzade po ashtu edhe Longo kërkojnë që të arkivojnë një 3 pikësh të parë për këtë sezon, që do të ndihmonte jo pak skuadrat për moralin në këtë fillim sezoni.
Sa i përket formacioneve, Bejzade ka vendosur të aktivizojë titullar Kordeiron, ish-futbollistin e Partizanit, teksa nga ana tjetër, Longo i ka besuar Gjumsit.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Mjaki, Paulo, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Kordeiro, Barjamaj, Sobouale
Trajner. Skerdi Bejzade
TEUTA: Dema, Kruja, Qaqi, Iljazi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Peposhi, Gjinollari, Gjumsi, Fili
Trajner. Diego Longo. /h.ll/abcnews.al

