Ekspozita “Trëndafili i bardhë” rrëfen jetën e mbretëreshës Geraldinë përmes fotografive. Artefaktet e prezantuara në muzeun historik kombëtar janë pjesë e muzeut të Hungarisë dhe atij të Shqipërisë.
Jeta e mbretëreshës Geraldinë vjen e rrëfyer përmes ekspozitës fotografike “trëndafili i bardhë” në muzeun historik kombëtar.
Këto fotografi pasqyrojnë jetën social- kulturore të mbretëreshës së shqiptarëve.
Trashëgimtari i familjes mbretërore Princ Leka mes emocioneve shprehu mirënjohje për gjyshen që ka mbajt në zemër Hungarinë dhe Shqipërinë.
Dorian Koçi, u ndal tek letra, që shkrimtari Ismail Kadare i ka dërguar mbretëreshës Geraldinë në vitin 2002.
Kjo ekspozitë ka në qendër jetën edhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëreshës së Shqiptarëve.
Në vitin 1937, kontesha Geraldina Apponyi, e cila njihej si “Trëndafil i bardhë” vjen më Tiranë dhe vendoset në Pallatin Mbretëror.
Ndërsa Schöberl Márton, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Hungari, teksa foli për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor tha se, do të ketë edhe një shtatore në nderim të mbretëreshës në Tiranë.
Ekspozita tregon jetën dhe personalitetin e Geraldinë Apponyi, bashkëshortes së Mbretit Zogu i të Shqipërisë.
Mbretëresha Geraldinë lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002.
Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019./ABC News Albania 24/7