Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar sekuestrimin e 13 tonëve pilula amfetamine që kontrabandoheshin në mobilje. Bëhet fjalë për 86 milionë pilula Captagon me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë. Pilulat u gjetën brenda një kontejneri të dyshimtë, sipas mediave të huaja.
E quajtur “kokaina e të varfërve “, Captagon është një nga drogat më të njohura për të rinjtë në Gjirin Persik. Nuk është bërë e ditur se nga kanë ardhur pilulat, megjithatë Captagon dihet se prodhohet në sasi të mëdha në Siri. Ai u përdor gjerësisht nga xhihadistët për të qëndruar vigjilent.
Gjashtë persona u arrestuan nga autoritetet e Emirateve gjatë operacionit. Kjo është një nga ngarkesat më të mëdha të pilulave të gjetura ndonjëherë./abcnews.al