Pas 12 plot vitesh, që prej largimit të tij nga skuadra e Palermo drejt anglezëve të Ëest Ham, mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami është rikthyer në Italinë e tij të dashur, aty ku do të militojë në kategorinë e dytë, Serie B.
Mesfushori 31-vjeçar ka nënshkruar me skuadrën e Sampdoria, duke shtuar kështu një përforcim me shumë vlera, në radhët e skuadrës të drejtuar nga “legjenda” italiane e mesfushës, Andrea Pirlo.
Futbollist me origjinë shqiptare, që ka përfaqësuar Zvicrën në rang kombëtaresh, ishte lojtar i lirë, që prej 1 korrikut, pas përvojës së tij të fundit me te “gjigandët” grek të Olympiacos dhe këtë të enjte nënshkroi kontratën e tij të re me klubin italian. /i.m /abcnews.al