“Mos na lini vetëm”, ministri i Jashtëm italian thirrje BE-së pas fluksit të emigrantëve në Lampeduza

schedule14:32 - 14 Shtator, 2023

schedule 14:32 - 14 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka dhënë një sinjal alarmi me deklaratat e tij për gazetën Corriere della Sera, ku i referohet fluksit të vazhdueshëm të emigrantëve në ishullin Lampedusa.

“Kriza e migracionit mund të përkeqësohet dhe, siç u shpreh me të drejtë, presidentja e parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Italia duhet të mbështetet nga Evropa. Nuk duhet të na lënë vetëm”, tha ministri italian.

“As Evropa në vetvete nuk mjafton për të përballuar një problem kaq të madh, që nuk ka të bëjë vetëm me Afrikën, por edhe me presionin e rrugës ballkanike. Për këtë arsye ne kërkuam aktivitetin e OKB-së, G20-ës, si dhe një konferencë të madhe ndërkombëtare, si pikënisje për stabilizimin e Sahelit”, shtoi kreu i diplomacisë italiane.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur njerëzore. Ministria italiane e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme po punojnë vazhdimisht për të përballuar situatën e emergjencës. Por paqëndrueshmëria e rajonit sub-Saharian është dramatike. Ne mbajmë barrën e pritjes së emigrantëve të parregullt dhe kostot janë të mëdha”, nënvizoi Tajani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!