Anëtarëve të sigurisë së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un iu deshën disa minuta për të dezinfektuar karrigen ku Kim u ul gjatë samitit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Mediat e huaja shkruajnë se përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur një anëtar i sigurisë së Koresë së Veriut, i veshur me doreza të bardha, shihet duke fshirë me kujdes karrigen e zezë të Kim dhe duke e spërkatur atë me një substancë të paspecifikuar.
Reportedly, these are preparations to make sure that the chair Kim Jong Un would sit on is in the best possible condition. pic.twitter.com/xDsr9P7lG7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 13, 2023
Koreja e Veriut spërkati dhe fshiu karrigen, krahët dhe këmbët e karriges, madje edhe zonën përreth saj, ndërsa një truproje e Kremlinit e shikonte, mjaft i hutuar. /abcnews.al