Drita në qiell para tërmeteve shkatërruese, shkencëtarët shpjegojnë fenomenin

schedule10:28 - 14 Shtator, 2023

schedule 10:28 - 14 Shtator, 2023

“Dritat e tërmetit”, si ato që shihen në videot e kapura në momentin kur toka nisi të dridhej në Marok, datojnë shekuj më parë në Greqinë e lashtë.

Këto shpërthime me ngjyra të ndryshme, që u filmuan së fundmi pas tërmetit me magnitutë 6.8 në të premten e kaluar në Marok, kanë lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët.

“Megjithatë, mbeten padyshim reale,” tha John Derr, gjeofizikan në pension i cili ka punuar në Shërbimin Gjeologjik të SHBA.

Ai tha se videoja e fundit nga Maroku e shpërndarë në internet ngjante me dritat e tërmetit të kapura në kamerat e sigurisë gjatë një tërmeti të vitit 2007 në Pisco, Peru.

Juan Antonio Lira Cacho, profesor i fizikës në Universidad Nacional Mayor de San Marcos në Peru dhe Universitetin Katolik Papnor të Perusë, i cili ka studiuar fenomenin, thotë se përdorimi i gjerë i kamerave të sigurisë e ka bërë më të lehtë studimin e dritave të tërmetit.

“Dyzet vjet më parë, ishte e pamundur,” tha ai. “Nëse do t’i shihje, askush nuk do ta besonte atë që kishe parë.”

Dritat e tërmetit mund të marrin disa forma të ndryshme. Ndonjëherë ato mund të duken të ngjashme me vetëtimat e zakonshme, ose mund të jenë si një brez i ndritshëm në atmosferë i ngjashëm me aurorën polare.

Studiuesit kanë zbuluar se rreth 80% e dukurive të tilla, të studiuara kanë ndodhur në tërmete me magnitudë më të madhe se 5.0.

Në shumicën e rasteve, fenomeni u vëzhgua pak para ose gjatë ngjarjes sizmike dhe ishte i dukshëm deri në 600 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Shkaqet e mundshme të dritave të tërmetit

Friedemann Freund, bashkëpunëtor i Derr dhe profesor ndihmës në Universitetin e San Jose ka dalë me një teori për dritat e tërmetit.

Ai shpjegon se kur disa defekte ose papastërti në kristalet në shkëmbinj vihen nën stres mekanik, si për shembull gjatë ngritjes së streseve tektonike para ose gjatë një tërmeti të madh, ato çahen menjëherë dhe prodhojnë energji elektrike.

Shkëmbi është një lloj izoluesi që, kur stresohet mekanikisht, bëhet gjysmëpërçues, tha ai.

/abcnews.al