Menaxhimi i trafikut para nisjes së mësimit dhe në përfundim të tij nuk do të jetë e vetmja detyrë e efektivëve të policisë bashkiake në Tiranë një pjesë e të cilëve prej 11 shtatorit u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit.
Shefi i qarkullimit në policinë bashkiake të Tiranës tregon se perimetri i sigurisë rreth shkollave do të jetë dhe në monitorimin e tyre.
Tregtarët ambulantë do ti kenë në fokus.
“Tregtarët ambulantë që tentojnë të shesin mallra të pakontrolluara në territorin afër shkollave, në raste të veprave të tjera penale si shitja e narkotikëve, lëndë psikotrope, pije alkoolike nën 18 vjeç, apo shihen elementë të prostitucionit do të lajmërohet Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese… Tregtarët ambulantë i konfiskohet malli dhe nga policia bashkiake merret masa administrative nga policia e shtetit ka masa të tjera”.
Policia bashkiake është në kontakt me oficerët e sigurisë në shkolla, por ajo kërkon gjithashtu bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve.
“Këto lloj golash nuk arrihen pa ndihmën e prindërve dhe stafit mësimor pasi informacioni duhet të jetë i gjithëanshëm dhe duhet të vijë nga shumë drejtime”.
Me nisjen e vitit të ri shkollor rreth 300 efektivë të policisë bashkiake përqendruan punën e tyre në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme në Tiranë në ndihmë të Policisë së Shtetit./abcnews.al