Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç këtë të mërkurë gjatë një takimi me të dërguarin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, nënvizoi rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të Unionit të Komunave Serbe.
Mediat vendase shkruajnë se në këtë takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se përparimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë.
I dërguari special Zaracin përsëriti mbështetjen e fuqishme të qeverisë gjermane për anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian./abcnews.al