Frank Rubio bëhet astronauti amerikan me qëndrimin më të gjatë në hapësirë

schedule17:19 - 12 Shtator, 2023

schedule 17:19 - 12 Shtator, 2023

Astronauti Frank Rubio, i cili shërben në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, me 366 ditë në hapësirë, u bë astronauti amerikan i cili ka qëndruar aty më së gjati.

“Astronauti Frank Rubio, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 355 ditësh, theu një rekord të ri në historinë hapësinore të SHBA-së”, njoftoi Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) në deklaratën e bërë në rrjetin social “X”.

Theksohet se Rubio do të kthehet në Tokë më 27 shtator dhe do të jetë në një mision hapësinor prej 371 ditë pandërprerë deri atëherë.Kur Rubio, i cili shkoi në hapësirë ​​më 21 shtator 2022, të përfundojë misionin, ai do të bëhet astronauti i parë amerikan që ka qëndruar në hapësirë ​​për më shumë se 1 vit.

Defekti në kapsulë shkaktoi rekordin

Rubio dhe dy kozmonautë rusë, për një mision gjashtëmujor kishin shkuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me kapsulën ruse “Soyuz”. Megjithatë, pasi u zbulua një defekt në mjetin “Soyuz MS-22”, kapsula u kthye në Tokë pa ekuipazh dhe NASA njoftoi se një anije e re kozmike do të dërgohej për të mundësuar kthimin e ekuipazhit rus dhe amerikan në Tokë.

Me këtë, Rubio theu rekord në vendin e tij, por nuk është një rekord botëror, pasi rekordi botëror qëndron te kozmonauti rus Valeri Polyakov, i cili kishte qëndruar 437 ditë në hapësirë. Polyakov theu rekord botëror duke qëndruar nga janari i vitit 1994 deri në mars të vitit 1995 në hapësirë.