FOTO/ Ja si do të duket baza e re kërkimore nënujore që po ndërtohet në Uells

schedule16:46 - 12 Shtator, 2023

schedule 16:46 - 12 Shtator, 2023

Ideja e jetës nën ujë është një makth për ata që vuajnë nga klaustrofobia, por edhe për shumë njerëz të tjerë. Megjithatë, kjo mund të bëhet realitet në vetëm tre vjet.

Shkencëtarët nga DEEP Research Labs, një firmë kërkimore dhe teknologjike për oqeanin, kanë zbuluar planet për të ndërtuar një bazë nënujore në brigjet e Uellsit, ku studiuesit mund të jetojnë deri në 28 ditë pa pushim.

Baza do të ofrojë akses në zonën epipelagjike, ku besohet se jetojnë rreth 90 për qind e specieve detare. Kjo zonë ndodhet në një thellësi prej 200 metrash.

Në këtë zonë ka rrezet e diellit dhe shkencëtarët e eksplorojnë atë me nëndetëse, por ato mund të qëndrojnë nën sipërfaqe vetëm për disa orë.

Qëllimi i kompanisë është t’u ofrojë shkencëtarëve një shans për një qëndrim më të gjatë në këtë zonë me ndërtimin e një baze të përhershme nënujore. Skicat e dizajnit të bazës tregojnë se shkencëtarët do të kenë dhoma private dhe një dhomë të përbashkët të jetesës, si dhe laboratorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!