VIDEO/ Ronaldo mungon por jo golat, Portugalia “çmonton” Luksemburgun me 9 gola

schedule22:36 - 11 Shtator, 2023

schedule 22:36 - 11 Shtator, 2023

Pritej një fitore e thellë, por jo kaq e çmendur. “Luzitanët” e Portugalisë kanë arritur një fitore madhështore ndaj Luksemburgut, mbrëmjen e kësaj të hëne në “Estadio Algarve”, duke i mundur këta të fundit me rezultatin shpërfytyrues 9 me 0.

Fitorja e djemve të teknikut, Roberto Martinez u hipotekua që në pjesën e parë, me mbrojtësin Gonçalo Inacio dhe “bomberin” Gonçalo Ramos, që shënuan nga një dopietë, respektivisht në minutat 12’, 45+5’ dhe 18’, 34’. Me nisjen e pjesës së dytë, portugezët shtuan edhe më shumë ofensivat sulmuese, duke gjetur dhe 5 herë rrugën e rrjetës. Një dopietë e Diogo Jota, në minutat 57’, 77’ dhe golat e Ricardo Horta, Bruno Fernandes e Joao Felix, në minutat 67’, 83’ e 88’, duke vulosur kështu përfundimisht rezultatin 9 me 0.

Me këtë rezultat, Portugalia vazhdon të ruajë vendin e parë në grupin J, teksa tani grumbullon plot 18 pikë në 6 ndeshje, përgjatë të cilave kanë shënuar plot 24 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Ndërkaq, Luksemburgu zbret në vendin e 3-të në renditje, me 3 pikë më pak se Sllovakia e vendit të 2-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: