Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin Mario Buzuka në Finiq që i vuri zjarrin tokës së tij.
Flakët vijojnë, tashmë jashtë zonave të banuara ndërsa zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen.
Për fikjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë dhe 20 efektivë të ushtrisë.
Zjarri rrezikon përhapje në Velahovë, Ardhasovë dhe Navarricë./abcnews.al