Masakër në Greqi/ Të shtëna me armë zjarri, 6 viktima

schedule18:30 - 11 Shtator, 2023

schedule 18:30 - 11 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila sipas dyshimeve të para ka targa gjermane.

Sipas dyshimeve të para të policisë, bëhet fjalë për larje hesapesh. Viktimat ishin me kombësi të huaj, dyshohet shqiptarë.

Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërsa po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

/abcnews.al