Ushtria ukrainase pretendon se Moska së shpejti mund të nisë një fushatë mobilizimi për të rekrutuar qindra mijëra ushtarë nga brenda Rusisë dhe Ukrainës së pushtuar.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk dha asnjë provë për të mbështetur këtë pohim – dhe për shumicën e vëzhguesve duket e pamundur që Vladimir Putin të shpallte një mobilizim përpara zgjedhjeve të marsit të ardhshëm, shkruan Sky News.
Zyrtarët rusë kanë thënë se nuk ka plane aktuale për një valë tjetër mobilizimi dhe se Moska është e fokusuar në rekrutimin e ushtarëve profesionistë.
“Një mobilizim masiv i detyruar i popullsisë pritet së shpejti në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës për shkak të humbjeve katastrofike të okupatorëve,” tha Shtabi i Përgjithshëm në një përmbledhje në fushën e betejës./abcnews.al