Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës konfirmon aktakuzën ndaj Milorad Dodikut

schedule16:28 - 11 Shtator, 2023

schedule 16:28 - 11 Shtator, 2023

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës konfirmoi aktakuzën e përgatitur të Prokurorisë kundër Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç,.

Dodik dhe Lukiç akuzohen për veprën penale të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësueses së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan N1.

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës e ngriti aktakuzën kundër Dodik dhe Lukiçit më 11 gusht dhe e dërgoi në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës për konfirmim, por më 18 gusht Gjykata ia ktheu Prokurorisë për redaktim dhe plotësim.

Aktakuza u shpall pasi Asambleja Kombëtare e RS miratoi dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi sipas procedurës së rregullt legjislative dhe u botuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!