Shoqata e Kryqit të Kuq Kinez do të dhurojë 200,000 dollarë për Gjysmëhënën e Kuqe Marokene, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin të premten mbrëma.
Shuma ka për qëllim financimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe marrjen e masave ndihmuese për viktimat e tërmetit, sipas China Daily.
Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu ngushëllimet e tij mbretit të Marokut Mohammed VI, duke theksuar se ai ishte i tronditur nga numri i madh i viktimave dhe dëmeve material.
Tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.8 shkaktoi më shumë se 2,100 njerëz në Marok.
/abcnews.al