Fjalët e Tata Martinos kanë shkaktuar shumë zhurmë në Argjentinë. Trajneri i Meksikës ka komentuar fitimin e trofeut të lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar. FIFA përzgjodhi Messin dhe Martino nuk është dakord me këtë zgjedhje.
“Leo nuk e meritonte çmimin dhe ky i fundit nuk ishte një ndër sezonet e tij më të mira”, thekson ish-trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës për El Mundo Deportivo.
Messi, i cili ishte një ndë mbështetësit kryesor të Martinos gjatë aventurës së këtij të fundit në stolin katalanas, fitoi kampionatin dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar, teksa u shpall edhe golashënuesi më i mirë në kampionat dhe Champions League. /abcnews.al