Po transportonte 29 klandestinë me furgon, në pranga 30 vjeçari në Pogradec

schedule14:20 - 10 Shtator, 2023

schedule 14:20 - 10 Shtator, 2023

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se po transportonte me makinë 29 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar “Midnight 20”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, është vënë në pranga I riu i cili kishte brenda furgonit të tij 29 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 30-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!