Ende nuk ka debutuar me “blutë”, talenti belg dëmtohet gjatë stërvitjes te Chelsea

schedule16:17 - 9 Shtator, 2023

schedule 16:17 - 9 Shtator, 2023

U transferua me shumë bujë në fundin e merkatos së verës nga Southampton te Chelsea, për shifrën e 58 milionë paundëve, mirëpo ende nuk e ka bërë debutimin e tij zyrtare me “blutë” e Londrës në Premier League.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Romeo Lavia, i cili pavarësisht talentit të madh që posedon, ende nuk kishte bindur teknikun Maurizio Pochettino, për një vend në fushën e blertë dhe duket se ky vendo të duhet të presë akoma.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, Lavia ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes të së enjtes dhe tani klubi është në pritjte të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore, për të zbuluar se sa do të zgjasë dëmtimi i belgut. /i.m /abcnews.al