Lajm i keq për Italinë, dy titullarët humbasin ndeshjet e shtatorit

schedule14:25 - 8 Shtator, 2023

schedule 14:25 - 8 Shtator, 2023

Lajm i keq për Luciano Spallettin një ditë para debutimit të tij me kombëtaren italiane në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Maqedonisë së Veriut.

Federico Chiesa dhe Lorenzo Pellegrini, të cilët të dy pësuan një tendosje muskulore, iu nënshtruan testeve diagnostikuese mëngjesin e sotëm dhe nuk janë të disponueshëm për ndeshjet e ardhshme të Italisë kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Lojtari i Juventusit dhe ai i Romës do të kthehen në terrenet e tyre përkatëse për t’iu nënshtruar trajtimit të nevojshëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë federata italiane e futbollit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!