Masakra në Klos/ Frikë nga hakmarrja, babë e bir varrosen në Tiranë

schedule14:20 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:20 - 2 Tetor, 2019

Në fshatin ku ndodhi masakra me tre të vrarë ka rënë zija dhe në fisin Dakuçi ka nisur frika e hakmarrjes. Për këtë arsye familjarët janë kujdesur që palët të mos përplasen në ceremonitë mortore.

Dy nga viktimat e masakrës në Xibër të Klosit do të varrosen në Tiranë. Trupat e pajetë janë tërhequr nga motra e viktimës së 19 vjeçarit Flogert Dakuçi, e cila jeton në kryeqytet.

Ky vendim u mor nga familjarët e të vrarëve për të shmangur konfliktin mes kushërinjve të parë.

Kurse ceremonia mortore për autorin e vrasjes së dyfishtë, i cili më pas vrau veten brenda në shtëpi është organizuar në Xibër.

Masakra ndodhi pas një sherri për gardhin në oborr. Palët kishin kohë që kundërshtonin njëri tjetrin, me pretendimin se bllokohej rrugica.

Megjithë ndërhyrjen e të afërmëve të tjerë sherri nuk ishte shuar për të kulmuar mesditën e së martës.

Sali Dakuçi vëllai më i madh, 55 vjeç qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait më të vogël Kujtim Dakuçit dhe nipit të tij Flogert Dakuçi. /ABC News Albania 24/7