Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Mytilinit një ditë më parë kanë bërë të mundur shpëtimin e 46 të huajve të cilët rrezikonin mbytjen.
Mediat greke shkruajnë se në kuadër të një patrullimi të planifikuar, mjeti patrullues L.S.-EL.AKT. , ka lokalizuar një varkë me motor me fryrje në zonën detare Agrielia të Lesvos, me 46 të huaj në bord, ndërsa skafi ka pasur një prurje uji me pasojë rënien e pasagjerëve në det.
Zyrtarët u njoftuan nga të shpëtuarit për një grua të zhdukur.
Më pas, në vendngjarje kanë shkuar tre skafe patrullimi portuale, një helikopter i forcave Frontex, dy anije peshkimi dhe një gomone fryrëse e E.O.D. duke nisur hetimet për gjetjen e gruas së zhdukur.
Dyzet e gjashtë (46) të huajt janë transportuar në mënyrë të sigurtë në portin e Mytilene./abcnews.al