“Stop” zbulon sesi funksionon prostitucioni në Shqipëri

schedule14:36 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:36 - 2 Tetor, 2019

Emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Mbrëmjen e së mërkurës përmes kamerës së fshehtë ka treguar se si funksion prostitucioni në Shqipëri.

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan zbulon përmes kamerës së fshehtë sesi funksionon rrjeti i prostitucionit në Shqipëri.

Tutori – Sa vjeçe je ti?

Vajza – 19!

Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit, po përmes rrjetit social ka arritur të sigurojë një takim me tutorin.

Vajza- E fushës… Tani do t’i futem ksaj fush. E kupton? Kshuqë s’është, se…

Tutori– S’ke bërë asnjëherë domethënë, për qejf?

Vajza- Po, e kupton? Nuk është se kam qenë kostabël në dicka. Shiko se është, që do të…, e kupton?

Në takimin e dytë, vajza e infiltruar e Stop e pyet tutorin për policinë. Ky i thotë të mos shqetësohet ndërsa i shpjegon se këtë punë e bën prej 10 vitesh dhe pjesa e sigurisë është një çështje tashmë e zgjidhur.

Tutori- E kuptoj! Tani unë kam 10 vjet, që e bëj në Shqipëri këtë gjë. Për pjesën e sigurisë, për pjesën e problemeve, s’ka.

Vajza- Unë e kam ktu, domethënë frika ime më e madhe, është pjesa e policisë.

Tutori- Nuk ke, se atje ku të çoj unë, te hoteli, që të çoj unë, do njifesh.

Vajza– Mirë pra, mirë!

Tutori- Janë shokët e mi. A kupton, që janë…,e kanë hotelin.

Vajza– Po, larg qoftë, marrim pjesën, që mund të na kapi noi polici, noi gjë?

Tutori- S’kap asnji nga ato hotele.

Vajza- S’ka ndodh noiherë?

Tutori- Jo! Asnjëherë!

“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.

Prostituta – (Flet në telefon me klientin) Alo, mirëdita! Si je..? Je me makinë, a në këmbë? Takohemi aty te Ringu, takohemi te Ring. Si? Do vish? Hë re, je nis tani? Sa vonon ti? Sa orë do më nejt ti? Për sa orë do me nejt? 1 orë apo 2 orë? 1 orë është 50 euro! 2 orë 100 euro!

Vajza – Të ndodhin shpesh, të thonë të vesh në shpi?

Tutori- Jo, po s’lejoj unë!

Vajza– Jo, jo! Të ndodh shpesh, që të thonë, them?

Tutori– Jo, moj! Kush thotë ashtu, i bëj bllok direkt. Robt!

Prostituta- Jo moj! Kush shkon te shpia? Vetëm budallenjtë!

Tutori- S’lejoj të vejë te shpija.

Vajza– E kuptoj!

Prostituta– Di unë ça bën në shpi ai?! Jo se kam frikë atë, jo.

Tutori- Po ku e di, sesa veta janë. A më kupton? Ku e di, sa veta janë në shpi? Normalisht, se duan të tallen…

Prostituta- I ka nja 4-5 ai atje edhe, kujton ai, se kam mënd e atij unë. I kemi kalu nja 2-3 peripeci.., kena…

Disa ditë më parë, emisioni “Stop” denoncoi  gjithashtu edhe rastet e disa Call-Center, ku vajzave  u kërkohej seks online./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!