Sulm nga militantët islamikë në Mali, 64 të vrarë

schedule08:20 - 8 Shtator, 2023

schedule 08:20 - 8 Shtator, 2023

Të paktën 64 persona, 49 prej të cilëve civilë dhe 15 ushtarakë u vranë në dy sulme terroriste nga një organizatë e lidhur me Al Kaedën. Atentatet patën në shënjestër një anije me pasagjerë në lumin Niger dhe një bazë ushtarake që ndodhej në Bamba, në rajonin e Gaos.

Anija që kryente linjën e përhershme nga Timbuktu në Gao u godit me 3 raketa në motor. Sipas qeverisë së Malit, në përleshje u vranë dhe 50 terroriste.

Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur, teksa janë shpallur 3 ditë zie për këtë ngjarje të rëndë.

Mali verior ka qenë nën presion të fortë për disa javë nga grupet e armatosura që luftojnë kundër qeverisë. Timbuktu ka qenë nën rrethim që nga fundi i gushtit, kur ushtria maliane vendosi përforcime në rajon.

Kryengritësit pengojnë furnizimin e qytetit me gjërat e nevojshme ndërkohë që më shumë se 30,000 banorë janë larguar nga qyteti.

/abcnews.al