Moti i keq në Greqi/ Shkon në katër numri i viktimave, i fundit një fermer 49-vjeçar

schedule12:39 - 7 Shtator, 2023

schedule 12:39 - 7 Shtator, 2023

Gjatë paradites së sotme, është gjetur pa shenja jete një fermer 49-vjeçar nga Petroto Domokou, i cili kishte humbur gjurmët për shkak të motit të keq.

Ky është viktima i katërt si pasojë e përmbytjeve apokaliptike që kanë përshirë shtetin fqinj.

49-vjeçari është gjetur i shtypur  nga disa materiale portative, të cilat ishin marrë para nga vëllimi i madh i ujit.

I ndjeri ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjes, për t’u kujdesur për kafshët e tij, para se të shfaqeshin dukuritë e motit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!