Dronët ukrainas janë rrëzuar në afërsi të Moskës, në rajonin jugor Rostov dhe Bryansk dhe jugperëndim. Sipas mediave ruse, tri ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov, kurse një person është lënduar kur njëri nga dronët u rrëzua në qendër të qytetit.
Droni i dytë në rajonit Rostov ka rënë në periferi të qytetit, kurse në Bryansk copëzat e njërit nga dy dronët e shkatërruar kanë thyer dritaret e stacionit të trenit dhe kanë shkatërruar makinat e parkuara.
Në Rostov shpërthimet janë raportuar në afërsi të komandës ushtarake, nga ku ushtria ruse koordinon agresionin në Ukrainë.
Another explosion in Russia. This time in the center of Rostov near the headquarters of the criminal Southern Military District.
— Olga Lautman ?? (@OlgaNYC1211) September 7, 2023
Dronët e ukrainasve kanë filluar të bëhen diçka e zakonshme në territorin e Rusisë, ku pothuajse çdo ditë raportohet për shpërthime.
/abcnews.al