Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se qeveria nuk ka asgjë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Bërnabiç theksoi se edhe pse nuk ka pasur kohë të diskutojë datën e mundshme të shpalljes së tyre, qëndrimi i saj është se është më mirë për zgjedhjet të mbahen më shpejt se sa më vonë, shkruan Euronews Serbia.
“Ne gjithmonë kemi thënë se nuk ikim nga zgjedhjet dhe gjithmonë themi të njëjtën gjë, ndryshe nga opozita që ndryshon mendimin e saj çdo ditë.
Me sa më kujtohet disa nga opozita kanë thënë se duan zgjedhje në Beograd, ndërsa një pjesë tjetër e opozitës tha se nuk i duan as zgjedhjet e Beogradit, pastaj Aleksandar Vuçiç tha hajdeni në të gjitha zgjedhjet nuk ka problem, pastaj shpallën protesta nëse do të kishte zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe unë thashë – dorëheqja ime është në tavolinë, shkojmë në zgjedhje, nuk ka problem, tani thonë se duan gjithçka”, u shpreh ajo.
Si deputete e SNS-së, Bërbnabiç nënvizoi se partia është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, ndërsa si kryeministre, qëndrimi i saj është se është më mirë që zgjedhjet të mbahen më shpejt se më vonë, sepse Serbia nuk ka kohë për të humbur./abcnews.al