Pavarësisht se shquhen për transferimet e tyre “bombastike”, “galaktikët” e Real Madrid surprizuan jo pak tifozët, zëvendësim e “Topit të Artë”, Karim Benzema me ish-“bomberin” e Espanyol, Joselu.
Mirëpo, kalimi në “Bernabeu” surprizoi dhe vetë lojtarin, me “veteranin” spanjoll, që gjatë një interviste për prestigjiozen spanjolle, “AS” tregon për emocionet e para që përjetoi te “galaktikët”, përshtypjet e para për “fantazistin” anglez, Jude Bellingham, si dhe shpjegon pse zgjodhin numrin 14 në vend të atij tipik për sulmuesit, numrin 9.
“Këtë verë pati shumë ngjarje dhe unë me transferimin te Real Madrid kam përmbushur ëndrrën time. Kur tifozët në “Bernabeu” thirrën emrin tim, rrahjet e zemrës u shpejtuan në mënyrë të frikshme. Jam lidhur shumë me madrilenët, shpresoj të vazhdoj kështu.
Bellingham? E vërteta është se mund ta konsiderojmë pa frikë si një lojtar të jashtëzakonshëm, një “yll”. Flas shumë me të sepse komunikojmë në anglisht, është një djalosh shumë i përulur, punon shumë dhe e ka kuptuar mirë se çfarë do të thotë të luash për Real Madrid.
Kemi shumë opsione me Bellingham në fushë. Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, mund të fitojë çfarë të dojë ai. Mosha ia lejon sepse përpara ka një karrierë të gjatë, sigurisht që mund të jetë edhe një fitues i mundshëm i Topit të Artë.
Zgjedhja për numrin 14? E doja sepse është numri me të cilin kam debutuar te Celta Vigo në Secunda Division. Megjithtë, nuk është se i kam shumë problem numrat, nuk kam një fiksim me to. E rëndësishme është që jam pjesë e Real Madrid. E di që numri 9 është veshur për një kohë të gjatë nga Karim Benzema një legjendë e këtij klubi. Por, nuk më intereson, nuk kisha arsye për të marrë numrin 9”,- u shpreh “veterani” spanjoll. /i.m /abcnews.al