Edmond Gëzdari ekspert futbolli, ka qene i ftuar në emisionin Provokacija me gazetarin Mustafa Nano.
Ai ka ndarë opinionin e tij në lidhje me futbollin në shqipëri dhe me trajnerët që kanë udhëhequr kombëtaren shqiptare.
Gëzdari tha se nga të gjithë trajnerët e huaj vetëm De Biazi ka arritur të ketë rezultat me kombëtaren shqiptare duke e çuar në Europë.
“De Biazi ishte trajner, ai bëri një gjë të madhe, jo sepse u bë shqiptar por në popull u bë i dashur. Pra e pranoi populli dhe me skuadrën jetonte, ishte më komunikues plus pastaj që kishte një zëvendës trajner të mrekullueshëm“, tha Gëzdari.
Nëse do të shprehej për futbollistin më të mirë të kohërave Gëzdari veçon Sulejman Demollarin./abcnews.al