Këtë vit çmimi i druve në Korçë është stabilizuar dhe ka shkuar në vlerën e 5,500 lekëve për metër kub, nga 7,000 që ishte në vitin e kaluar.
Kjo edhe për arsyen sepse në fillim të stinës së vjeshtës është sasia që ka planifikuar bashkia e Korçës për tregun e druve të zjarrit.
Nga ana e bashkisë mbulohet vetëm 20% e nevojës së qarkut të Korçës, ndërsa e gjithë pjesa tjetër i nënshtrohet tregut të lirë nga bashkitë tjera, siç është ajo e Kolonjës, por më tepër e Librazhdit.
“Në Korçë zë vend shprehja “iku vapa me gushtin””, raporton gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.
Sot të gjithë qytetarët korçar kanë hequr rrobat e verës dhe kanë filluar të veshin gradualisht rrobat e vjeshtës.
Nevoja për ngrohje në Korçë vjen shpejt dhe kështu çmimet e druve varijojnë të jenë të paqëndrueshme.
Më tepër që e pësojnë janë ata që banojnë nëpër apartamente, pasi ata që banojnë në shtëpi private e kanë zgjidhur problemin që në verë.
Një familjeje korçare që ngrohet me dru zjarri, i duhen mesatarisht 70-80 mijë lekë të reja në vit./abcnews.al