Largimi i talenteve dhe të rinjve po dëmton ekonominë ruse

schedule11:32 - 6 Shtator, 2023

schedule 11:32 - 6 Shtator, 2023

Një numër i madh talentesh u larguan nga Rusia pas pushtimit, duke dëmtuar më shumë ekonominë. Sipas raporteve, 817,000 deri në 922,000 njerëz janë larguar deri më tani, megjithëse disa sondazhe vlerësojnë se deri në një milion njerëz janë larguar.

Eksodi masiv sigurisht kontribuoi në rritjen e vendeve të lira të punës: 42% e industrive nuk ishin në gjendje të gjenin mjaftueshëm punëtorësh në korrik të këtij viti, nga 35% në prill.

Një problem tjetër që lind është se në mesin e të zhvendosurve ka edhe punëtorë të kualifikuar. Të tjerë u larguan për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj vendit, të cilat dëmtuan perspektivat e tyre ekonomike, ndërsa të tjerët  veçanërisht të rinjtë u larguan për të shmangur rekrutim.

Si rezultat, punëtorët nën moshën 35 vjeç tani përbëjnë më pak se 30% të fuqisë punëtore, niveli më i ulët në dy dekada, raporton abcnews.al.

Gjithashtu, sipas hulumtimit të Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, 86% e atyre që janë larguar nga Rusia janë nën 45 vjeç dhe 80% kanë një diplomë universitare.

Për shembull, një zyrtar rus tha vitin e kaluar se të paktën 100,000 punonjës të IT do të largoheshin nga vendi në vitin 2022. Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se rusët që u larguan ishin të pasur, pasi pothuajse 11.5% e kursimeve që ishin në bankat ruse në fund të vitit 2021 u transferuan jashtë në vitin 2022.

Kjo është një shumë prej rreth 4 trilionë. rubla (41.5 miliardë dollarë). Largimi i talenteve në vend do të rëndojë në mënyrë të pashmangshme mbi ekonominë.

Sipas një studimi të Këshillit Atlantik, standardi i jetesës së Rusisë pritet të arrijë në një nivel të ngjashme me shtetet e tjera ish-sovjetike, pasi kur punëtorët e kualifikuar largohen, mundësitë ekonomike për vendin “ zhduken” bashkë me ata.

Pa emigrantë për të plotësuar vendet e lira të punës, ndërkohë që numri i lindjeve po bie, PBB-ja ruse po shkon drejt tkurrjes. Në veçanti, për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse, Rusia do të renditet poshtë Indonezisë në vitin 2026, sipas Këshillit Atlantik.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!