Sfida mes Tottenhamit dhe Bayernit ka nisur me dy gola të shpejtë. Ishte skuadra londineze ajo që kaloi në avantazh, me anë të sulmuesit Son. Numri 7 i Tottehamit mposht portierin Neuer me një diagonale shumë të bukur, duke kaluar në epërsi vendasit në minutën e 12-të. Ishte një gabim në mbrojtje i bavarezëve, me Tolisso që nuk largon sicc duhet një top. Dembele rikuperon dhe pason për të Son, i cili realizon një gol të bukur.
Bayern reagoi shumë shpejt, me anë të një supergoli nga Joshua Kimich. Mbrojtësi gjuan nga jashtë zone dhe nuk i jep asnjë shans Hugo Lloris, duke ndezur sfidën./abcnews.al
Champions League
Tottenham – Bayern Munchen 1-1
Son 12’ / Kimich 15′