LISTA/ Dy vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, 5 gjyqtarë në garë

schedule10:56 - 5 Shtator, 2023

schedule 10:56 - 5 Shtator, 2023

Gjykata e Larta ka publikuar së fundmi listën e gjyqtarëcve  që garojnë për vende vakant në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Deri më tani janë 5 gjyqtarë që kanë shprehur interes për t’iu bashkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pesë gjyqtarët e interesuar janë:

-Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

NJOFTIM PËR MEDIAN

Lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.

Ida Vodica Laska

Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë r.t/abcnews.al