Gjithçka zyrtare, Yannick Carrasco lë Evropën për milionat arabe

schedule10:16 - 5 Shtator, 2023

schedule 10:16 - 5 Shtator, 2023

Pavarësisht se në Evroprë, merkato e verës është mbyllur që më 1 shtator, në Arabinë Saudite, klubet kanë kohë deri më datën 7 shtator për të bërë përpjekjet e fundit, për të forcuar skuadrat e tyre, në kuadër të një sezoni, që pritet të jetë spektakolar.

Këtë gjë ka bërë dhe skuadra e Al-Shabab, me këta të fundti, që mbrëmjen e së hënës kanë siguruar shërbimet e anësorit belg të Atletico Madrid, Yannick Ferreira Carrasco, për shifrën e 15 milionë eurove.

Përsa i përket kontratës personale, 30-vjeçari i krahut të majtë të fushës ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me arabët, teksa ende nuk dihet sesa do të përfitojë belgu në “aventurën” e tij te Sauditët, por që pritet të mësohet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!