Ancelotti: Nuk jam i zemëruar, më pëlqen Napoli kur vuan

schedule18:32 - 1 Tetor, 2019

schedule 18:32 - 1 Tetor, 2019

Napoli e nisi mbarë fazën e grupeve në Champions. Nënkampionët e Italisë mposhtën 2-0 kampionët në fuqi të Liverpool dhe nesër do të luajnë në Belgjikë përballë Genk. Carlo Ancelotti ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe e di mirë që ndeshje të tilla janë shums specifike.

Ekipi duhet të vuajë për të fituar dhe në kushte të tillë Napoli i pëlqen edhe më shumë. Elozhet për Mertens nuk mungojnë, ndërsa trajneri shpjegon edhe situatën e sulmuesit Milik.

GENK – “Do të bëjmë një figurë të shëmtuar nesër, nëse mendojmë se nuk do të vuajmë. Futbolli është vuajtje dhe në mënyrë paradoksale, ekipi më pëlqen më shumë kur vuan. Ndihem i qetë kur shoh ekipin brenda zonës tonë.”

ANCELOTTI – ”Gjendjen time shpirtërore nuk e njeh askush, pasi jam i palexueshëm. Napoli e di që duhet të japë maksimumin. Nëse flisni me lojtarët, do bindeni që nuk jam aspak i zemëruar. Kam një konsideratë të madhe për ekipin dhe rrallëherë ndodh që të kënaqem plotësisht me ta. Cilësitë e ekipit dhe ajo që mund të bëjnë djemtë janë shkaku bëhet e vështirë për mua që të kënaqem maksimalisht.”

MERTENS-MILIK – “Mertens po luan mirë, po punon fort dhe po shënon. Milik i nisi me vonesë përgatitjet në verë për shkak të problemeve fizike. Tani është më mirë dhe nuk ka nevojë që të nxitojë. Do të japë kontributin e tij kur të futet në fushën e blertë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!