Me merkton e verës në Turqi, që kërkon dhe 10 ditë të tjera për të përfunduar, “gjigandët” e Stambollit, Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas janë në kërkim të përforcimeve të reja për skuadrën në këtë fillim sezon.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, “shqiponjat” e Besiktas kanë arritur të sigurojnë shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester United, Eric Bailly.
Përsa i përket kontratës personale, qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024, nga e cila ende nuk dihet se sa do të përfitojë, por që pritet të mësohet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al