5 ministre nuk do të jenë më pjesë e qeverisë dhe dy të tjera do të ndërrojnë pozicionet. Kryeministri Edi Rama shpalli përpara asamblesë ndryshimet në kabinet, duke prekur 7 dikastere. Vetëm 9 i mbijetuan reformës së brendshme.
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – IGLI HASANI
Ish ambasadori ynë në OSBE, që e drejtoi misionin kur Shqipëria kishte presidencën do të zërë kështu vendin e Olta Xhackës, e cila do të jetë tashmë veç një deputete e PS-së. Hasani do të lërë një postë të lartë brenda OSBE-së, për të fluturuar bashkë me presidentin dhe kryeministrin drejt Nju Jorkut, në mbledhjen e përvitshme të OKB-së.
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – ERVIN METE
Kështu përfundoi edhe vera e Delina Ibrahimajt, e cila nuk kaloi direkt në dimër, por në një vjeshtë të butë, sepse Edi Rama i besoi një ministri pa portofol, atë të Mbrojtjes së Sipëmarrjes, duke lënë jashtë qeverisë Edona Bilalin.
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ
Frida Krifca u largua nga qeveria, pak muaj pasi BE i ndërpreu përkohësisht Shqipërisë fondet për bujqësinë nën dritën e një hetimi ende të papërfunduar për korrupsion.
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, – ALBANA KOÇIU
Drejtoresha e Adminsitratës Publike, do të zërë karrigen e Ogerta Manastirliut, e cila do të vijojë të punojë në kabinetin e Edi Ramës. Në vijim si ministre e Arsimit, sepse Evis Kushi u hoq.
Kryeministri vendosi të krijojë një ministri të re, teksa shkriu atë për Standardizimet që drejtohej nga Milva Ekonomii.
Ministër shteti për pushtetin vendor dhe këtë funksion të ri në qeveri do e mbulojë ARBJAN MAZNIKU
Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, pikërisht këtë të martë, Edi Rama do të kërkojë bekimin dekretues të presidentit Begaj, për një qeveri të rifreskuar, të cilën e fton të punojë me përulësi, pa lakmi dhe pa mëkate./abcnews.al