Nuk ka asnjë dyshim se Kylian Mbappe do të jetë në majat e futbollit pasi Messi e Ronaldo të varin këpucët në gozhdë, por ylli francez duket se nuk ka ndërmend të presë. 20-vjeçari bëri një sezon të shkëlqyer edicionin e shkuar dhe statistikat e tij, janë fenomale.
Në Ligue 1, Mbappe luajti 29 ndeshje, shënoi 33 gola dhe asistoi 9 herë. Në Champions League, sulmuesi i PSG-së luajti 8 sfida, shënoi 4 herë dhe asitoi plot 5 herë për shokët e skuadrës. Dihet që Champions League është kompeticioni ku Cristiano Ronaldo paraqitet më mirë dhe zotëron shumicën e rekordeve, por Mbappe me shumë gjasa do e parakalojë.
Kjo pasi në 22 ndeshjet e fundit në kompeticionin elitar të klubeve, 20-vjeçari është përfshirë në 22 gola (14 gola, 8 asiste). Në rast se francezi vazhdon me këtë ritme, vështirë se Ronaldo do të mbetet në krye të listës së golashënuesve në Champions League./abcnews.al
Kylian Mbappè has been directly involved in 22 UCL goals (14⚽️ 8?️) in 22 starts in the competition.
He makes his return tonight. ? pic.twitter.com/KSRpX3O3va
— Statman Dave (@StatmanDave) October 1, 2019