Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar në orën 08:26 minuta në lagjen Menderes të Izmirit në Turqi. Në deklaratën e bërë nga AFAD, tërmeti ka ndodhur në Gjirin e Kuşadasit, 6 km larg Menderes, në një thellësi prej rreth 7 km nga toka.
Nga informacionet e mediave turke nuk rezulton të ketë pasur dëme materiale apo në njerëz, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.
/abcnews.al