Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të dielë, në startin e garës së Moto GP në Katalonjë, me italianin Pecco Bagnaia që humbi kontrollin dhe u godit nga motori i rivalit të tij Brad Binder, me garën që u pezullua menjëherë ndërsa në ndihmë të italianit erdhën menjëherë mjekët.
Piloti i skuderisë, “Ducatti” u transportua me urgjencë në spital ndërsa është konfirmuar se 26-vjeçari është në gjendje të stabilizuar, edhe pse në orët e ardhshme do të kuptohet më shumë rreth shkallës së dëmtimit.
Drejtori i skuderisë, Davide Tardozzi dha shpresë duke theksuar se bëhej fjalë për një dëmtim më të lehtë nga ai që pritej dhe shtoi se Bagnaia do të rikthehej shpejt në pistë për të mbrojtur titullin kampion. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: