Prindërit në Japoni kërkojnë partnerë martese për fëmijët e tyre, duke shpresuar të kenë nipër e mbesa

schedule14:25 - 3 Shtator, 2023

schedule 14:25 - 3 Shtator, 2023

Gjithnjë e më pak japonezë po zgjedhin martesën dhe fëmijët, dhe prindërit e tyre, të etur për të pasur nipër e mbesa, do të organizojnë evente martesore për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të gjejnë një partner të përshtatshëm martese, raporton CNN.

Në takimet e njohura si “omiai”, secili nga prindërit paguan 14,000 jen (89 euro) për të marrë pjesë.

Ideja se është në rregull që prindërit të ndihmojnë fëmijët e tyre të martohen në këtë mënyrë është bërë më e përhapur”, tha Noriko Miyagoshi, drejtoresha e një kompanie që organizon eventet e martesës për gati dy dekada.

Në të kaluarën, njerëzit mund të kenë qenë të trembur për të marrë pjesë në këto ngjarje, shtoi ajo, “por kohët kanë ndryshuar“.

Sot në Japoni ka gjithnjë e më pak martesa dhe më pak njerëz. Popullsia ka qenë prej kohësh në një trajektore në rënie dhe në vitin deri në janar, sipas shifrave të qeverisë, ajo pësoi një rënie rekord prej 800,523 në 125.4 milionë.

Numri i martesave të reja të regjistruara në Japoni në vitin 2021 ra në 501,116, më i ulëti që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm gjysma e numrit të martesave të regjistruara në vitet 1970.

Japonezët martohen më vonë dhe më vonë, mosha mesatare në 2021 ishte 34 vjeç për burrat në krahasim me 29 në 1990 dhe 31 për gratë krahasuar me 27 në 1990./abcnews.al