Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm i armatosur në një xhami në Nigeri, 7 të vdekur

schedule23:24 - 2 Shtator, 2023

schedule 23:24 - 2 Shtator, 2023

Të paktën shtatë besimtarë u vranë pas një sulmi në një xhami në Kaduna të Nigerisë nga një bandë burrash të armatosur, sipas një deklarate të policisë të shtunën.

Zëdhënësi i policisë i Kaduna, Mansur Haruna deklaroi se sulmi në fshatin Saya, ndodhi vonë të premten derisa besimtarët u mblodhën për lutje, shkruan Reuters.

Dy të tjerë të plagosur gjatë sulmit u dërguan në spital për trajtim.

“Pesë persona u qëlluan brenda xhamisë duke u falur dhe dy të tjerët u qëlluan brenda komunitetit të fshatit”, tha një banor i fshatit.

Bandat e njerëzve të armatosur kanë kryer masakra në të gjithë veriperëndimin e Nigerisë në tre vjetët e fundit, duke rrëmbyer mijëra, duke vrarë qindra dhe duke e bërë të pasigurt në disa zona udhëtimin me rrugë./abcnews.al

Sulm i armatosur në një xhami të Nigerisë, 7 të vdekur

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!