Kandidatja për presidente në Ekuador, Luisa Gonzalez, e cila doli favorite në raundin e parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, tha se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se është marrë në mbrojtje nga ushtria.
“Jam kërcënuar me jetë pasi jam kandidatja potenciale për të fituar presidencën,” tha Gonzalez.
Ajo e quajti të trishtë faktin që kishte veshur jelek antiplumb. Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka qëllim për të vrarë kandidaten.
Gonzalez tha se pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.
/abcnews.al