Tajfuni “Saola” godet Kinën/ Raportohet për një viktimë, anulohen fluturimet e mbyllen shkollat

schedule10:31 - 2 Shtator, 2023

schedule 10:31 - 2 Shtator, 2023

Tajfuni “Saola”  shkaktoi rrëshqitje dheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në provincën e Guangdong, e cila ndodhet në jug të Kinës, ndërsa erërat e forta goditën qytetin Shenzhen, Hong Kong dhe gjithashtu Makaon.

Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa i gjithë vendi po përballet dhe me përmbytje në zona të tjera.

Qendra financiare aziatike e Hong Kongut dhe provinca e populluar kineze e Guangdong anuluan qindra fluturime dhe mbyllën biznese, shkolla dhe tregje financiare.

Erërat e forta frynë me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë, ndërsa Super Tajfuni Shaola u regjistrua si më i fuqishmi nga ngjarjet ekstreme të motit që goditi provincën kineze që nga viti 1949.

Sipas autoriteteve kineze, Saola u shndërrua në një tajfun shkatërrues, duke shkaktuar rrëshqitje dheu në qytetin Zhuhai, me erëra që arrinin shpejtësinë rreth 160 kilometra në orë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!